Të gjithë pronarët e veturave me targa si KM, PR, PZ, DE, UR e të tjera, kanë afat vetëm edhe sot që t’i kthejnë ato në targa të Republikës së Kosovës. Nga nesër, qytetarët të cilët nuk i kanë regjistruar veturat në RKS-Republika e Kosovës, nuk do të lejohen të qarkullojnë në territorin e Kosovës me veturat që mbajnë targat me akronime serbe.
Komandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani ka paralajmëruar dënime për drejtuesit e automjeteve që nuk i kanë kthyer targat në RKS.
Të shtunën policia nëse i has këto vetura i ndalon, i heq targat, i gjobit 150 euro, i heq patentën, shoferit i lejohet ta heq veturën nga rruga, nëse hasim sërish do ta konfiskojmë dhe do ta dërgojmë në doganë”, ka thënë Elshani.
E sot kur është afati i fundit, mediat serbe kanë rikthyer deklaratat e Drejtorit të së ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkovic, dhe ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, ku thoshin se këto targa do të mbesin.
“E kemi ruajtur qetësinë, targat KM mbeten”, citohet të ketë thënë Petar Petkoviq, i ashtuquajturi drejtor i zyrës për Kosovë
Derisa Goran Rakiq, ish-kryetar i Listës Serbe gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it në Kosovë ka thënë se serbët nuk do të heqin dorë nga targat që përdorin.
“Falë unitetit të popullit serb, arritëm t’i shpëtojmë targat”, citohet të ketë thënë Igor Simiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe
Për këto targa është deklaruat edhe presindeti serb Aleksandar Vuçiq. “Populli ynë e di që nuk ka të bëjë me mua, por me Kurtin”, ka thënë ai