Duke folur për vrasjen e Liridona Ademajt, u konstatua se ky rast ka shpërfaqur fytyrën e vërtetë të sistemit patriarkal
Organizata “Artpolis”, ka organizuar marshin “Stop Femicidit! #BollMa” dhe performancën artistike “Hope Bubble”, këtë të enjte në Prishtinë.
Aty u tha se vrasja e grave e dhuna sistematike e patriarkatit duhet të marrë fund, madje u konstatua se jeta e grave cenohet çdo ditë, në shtëpi, në rrugë, në punë, në hapësira publike e private.
Sipas organizatorëve është momenti i fundit që institucionet dhe shoqëria ta trajtojë me seriozitetin më të lartë vrasjen e grave e dhunën ndaj tyre dhe të dënojë maksimalisht kriminelët përkitazi me ligjin.
Duke folur për Liridona Ademajt, u konstatua se ky rast ka shpërfaqur fytyrën e vërtetë të sistemit patriarkal.