Agron Demi, nga instituti GAP, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ndau 100 euro shtesa për fëmijë dhe pensionistë, raporton GazetaBlic.
Ai ka bërë një analizë ku ka thënë se mënyra e qeverisë për mbështetje të qytetarëve nuk është e duhur dhe se nuk po përfitojnë të varfërit nga këto shtesa.
“Sipas të dhënave të fundit të Anketës së Fuqisë Punëtore, janë: 385,333 fëmijë nën moshën 15 vjeçare dhe 193,212 të moshuar mbi moshën 65 vjeç. 578,545 persona”, ka shkruar ai.
Demi ka sjellur të dhëna se nuk po përfitojnë kategorit e duhura nga këto shtesa.
“Këta do të marr nga 100 euro në dhjetor, apo në total 58 milionë euro. Në mesin e këtyre 193 mijë pensionistëve, janë së paku 7,000 pensionistë që marrin pension edhe nga Gjermania dhe Zvicrra. Për këtë kategori tash Qeveria i ndanë 700 mijë euro. Në mesin e 385 mijë fëmijëve, janë së paku 32,300 prindërit e të cilëve marrin të hyra mujore së paku 1.000 euro në muaj, sipas të dhënave të ATK. Për këtë kategori tash Qeveria u ndanë rreth 3.3 milionë euro”, ka shkruar ai.
Tutje thotë se sipas Raportit të KE për Kosovën, 18% e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri.
‘Në anën tjetër sipas Raportit të KE për Kosovën, 18% e popullsisë në Kosovë jeton në varfëri apo me 45 euro në muaj (kjo shënon rritje nga matja e fundit e varfërisë më 2017)”, ka shkruar ai.
Ai ndër të tjera thotë se familjet e varfëra janë të përkrahura.
“Vitin e kaluar transferet sociale kanë mbërri në 12% të GDP, por vetëm 0.5% e kësaj shume ka shku për familjet e varfëra. Çka do të thotë se nga skemat sociale të qeverisë nuk janë më të varfërit ata që po përfitojnë”, ka shkruar Demi.
Demi përfundon duke thënë se qeveria në këto tre vite nuk ka bërë asnjë hap t’i identifikojë familjet në nevojë.
“A do të ishte më mirë që kjo qeveri të identifikonte ata 319 mijë persona që jetojnë në varfëri dhe të ju ndante mjete buxhetore sa për ti nxjerrur nga varfëria? Por për një politikë të tillë duhet një qeveri që punon, e jo një qeveri dembele që për tri vjet nuk e ka ba asnjë hap me i identifiku familjet më në nevojë”, ka shkruar Demi në facebook.
Postimi i tij i plotë: