Shoqata e Bankave të Kosovës në një përgjigje për Gazeta Blic kanë theksuar se përpos 2 euro, paratë e falsifikuara janë edhe 50 euro dhe 20 euro.
“Ne i kemi mbledhur disa statistika sa i përket qarkullimit të monetave false per tremujorin e tretë, dhe shihet se banknotat prej 50 euro dhe 20 euro dominojnë sa i perket parasë së falsifikuar. Kemi diku rreth 161 banknota prej 50 eurove që kanë qarkulluar dhe 90 banknota prej 20 eurove, e pastaj të tjerat përbejnë një numër më të vogël. Kurse sa i përket monedhave të metalta më e shpeshta është ajo prej 2 Euro, ka 5722 monedha te tilla dhe 177 monedha 1 euroshe, gjate ketij tremujori të fundit”, kanë njoftuar Shoqata e Bankave të Kosovës.
Tutje kanë njoftuar se kjo dukuri e falsifikimit të parave është e përhapur kudo në botë.
“Dukuria e qarkullimit të parave të falsifikuara në treg është një problem i vazhdueshëm në shumë vende dhe sisteme ekonomike te botës. Shoqata e Bankave të Kosovës mbledh statistikat për të monitoruar këtë dukuri negative edhe në Kosovë. Shoqata e Bankave të Kosovës bën fushata informuese çdo vit ku inkurajojmë dhe informojnë qytetarët të përdorin sa më shumë shërbimet e pagesave digjitale si një mënyrë e mirë për të shmangur paratë e falsifikuara. Ndërsa, institucionet shtetërore luftojnë këtë dukuri si dhe përcaktojnë veprimet që duhet të ndermirën nga qytetarët dhe bizneset që hasin në para të falsifikuara”, kanë thënë nga Shoqata e Bankave të Kosovës. Shqetësuese përpos 2 eurove false në treg edhe 1 euro 50 dhe 20 euro false
Për këtë çështje edhe disa shitës dhe qytetarë të pyetur nga Gazeta Blic, janë shprehur të shqetësuar për këtë çështje.