Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka zgjedhur sot kryesinë e re të partisë që do të drejtohet nga Lumir Abdixhiku. Krahasur me kryesinë e vitit 2021 kur Abdixhiku e kishte marrë partinë, vërehen disa ndryshime, shkruan Gazeta Express.
Tek nënkryetarët, Lutfi Haziri, Gazmend Muhaxheri e Anton Quni mbesin të pandryshuar, ndërkohë që janë shtuar edhe Hykmete Bajrami dhe Doarsa Kica-Xhelili, secili me detyra specifike. Në vitin 2021 nënkryetare ka qenë edhe Shqipe Mjekiqi, por kjo e fundit ka ndarë rruge me LDK-në.
Tek sekretarët, Imri Ahmeti mbetet i pandryshuar, ndërkohë që atij i është bashkuar edhe Sokol Haliti. Ahmeti është emëruar Sekretar i Përgjithshëm, ndërkohë Haliti do të jetë Sekretar i Degëve Jashtë, raporton Express.
Forumin e Gruas do të drejtojë Jehona Lushaku Sadriu. Nga viti 2021 këtë forum e kishte drejtuar Lirije Kajtazi. Ndërkohë që Paris Guri do të jetë kryetar i Forumit Rinor duke e pasur në këtë post Fidan Rekaliun
Në kryesi nuk do të jenë emra të vjetër të cilë kanë kontribuar dhe kanë ushtruar aktivitetin e tyre në LDK prej vitesh. Emri i Faton Bislimit natyrshëm nuk ndodhet në kryesinë e re pas përplasjeve me Lumir Abdixhikun dhe përpjekjes së tij për të kandiduar për kryetar. Aty nuk janë as Lutfi Zharku, Safet Kamberi, Valon Murtezaj, Fadil Krasniqi dhe Brikenda Kryeziu.
Emrat e rinj të inkuadruar në kryesinë e re janë: Alush Gashi, Berat Rukiqi, Visar Azemi, Visar Berisha, Ruzhdi Shehu, Mirjeta Kalludra, Izet Sadiku, Ema Nikçi Rexha, Behgjet Xheladini, Besnik Osmani dhe Florian Dushi/GazetaExpress/