Nuk do të ketë Asociacion të komunave me shumicë serbe, pa njohje reciproke nga ana e Serbisë.
Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Me këtë deklaratë pajtohet edhe analisti Gazmir Raci.
Ai në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se njohja de fakto është kusht zyrtar për Serbinë.
“Njohja de fakto tashmë është kusht edhe nga vetë shtetet kryesore të BE-së, Gjermania dhe Franca dhe Italia që po e kërkojnë zbatimin e Planit franko gjerman dhe aneksin e Ohrit. Është kusht zyrtar për Serbinë dhe Kryetari Konjufca po ashtu po e thotë një te vërtetë. Pa njohje të Serbisë ndaj Kosovës nuk ka paqe të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor”, thotë ai./Gazeta Blic/