Me këtë rast, kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se shuma e ndarë është 4 milionë euro.
Teksa ministri i Financave, Hekuran Murati njoftoi se maksimumi i mbështetjes do të jetë 20 mijë euro për përfitues.
“Me këtë vendim të radhës, mbështetja do të bëhet për bizneset dhe për bujqit…dhe mbështetja gjtihashtu do të mbajë përqindjen e mbështetjes deri në 90% të dëmeve të vlerësuara. Ndërkaq do të ketë edhe një tavan si maksimum, maksimumi i mbështetjes do të jetë i kufizuar në 20 mijë euro për përfitues”, deklaroi ai gjatë mbledhjes së Qeverisë.