Sipas Ramës, përmes kësaj marrëveshjeje ndërkomunale do të bashkërendohen aktivitetet në fushat e menaxhimit të mbeturinave, qenëve endacakë dhe transportit publik, me anë të cilave do të krijohen lehtësira për mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit dhe këtyre komunave.
“Bashkëpunimi mes Prishtinës dhe pesë komunave tjera për të mirën e qytetarëve tanë, u vulos sot me nënshkrimin e marrëveshjes me kryetarët e Podujevës, z.Shpejtim Bulliqi, atë të Lipjanit, z.Imri Ahmeti, z.Xhafer Gashi Obiliqit dhe nënkryetarët e Fushë Kosovës, z.Besnik F Osmani dhe z. Leutrim Ajeti të Graçanicës.
Përmes kësaj marrëveshjeje ndërkomunale ne do të bashkërendojmë aktivitetet tona në fushat e menaxhimit të mbeturinave, qenëve endacakë dhe transportit publik, me anë të cilave do të krijohen lehtësira për mirëqenien e qytetarëve të kryeqytetit dhe këtyre komunave”, thuhet në postim.
Postimi i plotë: