Paraditen e së enjtes është arrestuar politikani serb, Aleksandër Arsenijeviç në veri të Kosovës.
Arsijeneviç është arrestuar për moszbatim të urdhërave policore. Tutje raportohet se politikani serb kishte edhe veturën e paregjistruar.
Arsijeneviç është shoqëruar në polici dhe po intervistohet.
I njëjti është kryetar i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa Serbe”.