Zyrtarët policor së bashku me zyrtarë doganor edhe të premten e kanë mbajtur të “bllokuar” argjendarinë “Baraku”, pronari i së cilës u arrestua dje për përfshirje në grabitjen në Suharekë.
Aksioni është kryer nga katër zyrtarë policorë dhe zyrtarë doganor të cilët kanë kryer hetim në lidhje me prejardhjen e arit në këtë argjendari.
Pas përfundimit të këtij aksioni, janë parë duke dalë zyrtarë doganor me thasë në duar me provat dhe dëshmitë e marra nga ky lokal.
Dje u arrestua pronari i argjendarisë, me inicialet T.B. I arrestuari dyshohet se ka bashkëpunuar me grabitësit që kryen plaçkitje në një argjendari në Suharekë të mërkurën e kaluar, raporton EkonomiaOnline.
Deri tash, janë arrestuar shtatë persona në lidhje me grabitjen në Suharekë javën e kaluar. Një i dyshuar që mori pjesë në grabitjen në Suharekë u vra gjatë operacionit policor në lagjen “Arbëria”.
Klan Kosova ka provuar dhe do të vazhdojë të provojë të kontaktojë me dikë nga argjendaria, por që deri tash ka qenë e pamundur.