Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram YouTube TikTok
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine
    • Ballina
    • Lokale
    • Zgjedhjet 2025
    • Lajme 02
    • Ekonomi
    • Kulturë
    • Sport
    • Patundshmëri
    VushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per VushtrrineVushtrriaOnline – Lajmet e fundit nga Vushtrria, dhe per Vushtrrine

    Përfundon intervistimi i të dyshuarit të tretë për vrasjen e Liridona Murselit, mohon të jetë i përshirë në rast

    01/12/2023 | 22:36
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    K.K janë inicialet e personit të tretë i cili po dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Liridona Murselit dy ditë më parë.

    Avokati, Ahmet Gjinovci për Portalin Dukagjini ka thënë se u caktua për rastin sipas detyrës zyrtare.

    Ai ka shtuar se K.K sapo përfundoi intervistimin ndërsa në deklarimin e tij ka mohuar të jetë i përfshirë në vrasje.

    “Ai ka mohuar se është i përfshirë në vrasje, deklaroi se i njeh të dy palët e arrestuar po jo që ka qenë pjesë e këtij rasti”, ka thënë avokati Gjinovci.

    Tutje ai shtoi se vepra penale që rëndon tashmë për klientin e tij është vrasje.

    Avokati tha se nuk është në njohuri të rastit në detaje meqenëse u caktua në orët e fundit sipas detyrës zyrtare për te qenë prezent gjatë kohës sa bëhet intervistimi i K. K. nga hetuesit policor.

    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
    Të fundit
    • Sulm me thikë në Mitrovicë të veriut
    • Digjet një veturë në Prishtinë, policia po heton rastin
    • Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 29 gradë Celsius
    • “Vujoviqi dhe serbët tjerë do të duhej të dënoheshin dhe jo të deportoheshin”, thotë Bilalli
    • Mot i ngrohtë javën e ardhshme në Kosovë
    Të gjitha të drejtat e rezervuara VushtrriaOnline 2025!
    • Rreth Nesh
    • Kontakti
    • Privacy Policy

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.