Behgjet Pacolli, kreu i AKR-së, ka shkruar edhe njëherë për vrasjen e Liridona Murselit, gruas së ish-këshilltarit të tij, Naimit.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se Liridona u vra në mënyrë “misere”, shkruan lajmi.net.
Pacolli i pikëlluar ka thënë se fokusi është në kujtimet e saja të mrekullueshme dhe nevojën për drejtësi që kjo ngjarje ka.
Postimi i plotë i Pacollit:
Sot po varroset Liridona Murseli!
Te shprehim dhimbjen dhe respektin për një nënë dhe grua të dashur, Liridonën, e cila u vra në menyrë misere.
Fokusi është në kujtimet e saj të mrekullueshme dhe nevojën për drejtësi për ngjarjen tragjike.
Të mbështesim fëmijtë qe la mbrapa dhe familjet e Liridonës në këtë kohë të vështirë.
Zoti e mëshiroft të njerën!
Mesazhi përcillet me empati dhe shprehje të ndjenjave të thella. /Lajmi.net/