Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Jashtëm të Somalisë, Abshir Omar Jama.
Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka thënë se në këtë takim kanë rikonfirmuar marrëdhëniet e mira dypalëshe.
Në këtë takim është diskutuar për potencialin rreth një bashkëpunimi më të zgjeruar në fusha të ndryshme.
“Rikonfirmuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera dypalëshe dhe mbështetjen e ndërsjellë, ndërsa diskutuam edhe potencialin për një bashkëpunim më të zgjeruar në fusha të ndryshme”, ka shkruar Osmani.