Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Turqi.
Atje ajo ka bërë të ditur të ketë zhvilluar takim me presidentin turk, Recep Tayip Erdogan, përcjell KlanKosova.tv.
“Në dritën e zhvillimeve të fundit të sigurisë, shpreha falënderimin për mbështetjen e Turqisë dhe angazhimin për paqen dhe sigurinë e rajonit tonë”, ka shkruar Osmani.
“Ne jemi të përkushtuar për ta vazhduar forcimin e bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona”.