Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka komentuar vendimin e Qeverisë Kurti për ndarjen e buxhetit të komunave për vitin 2024. Ai tha se është një qasje joprofesionale dhe arrogante nga ana e pushteit aktual, raporton Gazeta Blic.
Totaj në një prononcim për Gazeta Blic, deklaroi se 12% e banorëve të Kosovës jetojnë në komunat ku udhëheq VV-ja dhe se 60% e buxhetit shkon në këto komuna dhe disa komuna të tjera janë në zero.
“Është një ndarje preferenciale ndaj komunave ku udhëheqin kryetarët e VV-së, ku rreth diku 12% të banorëve dhe 40% të territoreve janë komuna ku udhëheqë Vetëvendosja, dhe 60% të buxhetit shkon tek ato komuna, kurse Prishtina si kryeqytet, Prizreni, Gjakova, Peja, Ferizaj, Mitrovica kanë qenë pothuajse minimalisht të investimeve, e disa komuna janë në zero”, tha ai.
Ai theksoi se kjo është një qasje arrogante nga ana e pushtetit aktual dhe shtoi se buxheti mes komunës së Prizrenit dhe komunës së Gjilanit është e pabalancuar.
“Kjo është një qasje jo vetëm profesionale por edhe arrogante nga ana e pushtetit aktual lidhur me këtë çështje.
Sigurisht që nuk është i mjaftueshëm , në qoftëse e marrim një shembull; Prizreni ka 900 mijë para buxhet, kurse Gjilani ka 6 milionë buxhet, dhe kjo nuk është absolut e balancuar. E mjaftueshme nuk është se nevojat e qytetarëve janë shumë më të mëdhaja“, potencoi Totaj.