Po vazhdon të komentohet edhe më tutje deklarata e kryenegociatorit Besnik Bilimi, se Serbia kërkoi në vitin 2015 shqyrtimin e draftit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, dhe jo kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa.
Mustafa në një deklaratë për “Express”, ka ironizuar duke thënë se “ndoshta Vuçiq është tallë me Bislimin në Bruksel, dhe tani ai po tallet me vetën dhe me opinionin”.
“Ndoshta Vuçiq është tallë me te në Bruksel, dhe Besniku tani tallet me vetveten dhe me opinionin. Kur unë e kam propozuar klauzolën e Gjykatës Kushtetuese, Vuçiq e ka kundërshtuar duke u arsyetuar se nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës. Me insistimin tonë se Asociacioni s’mund të themelohet dhe të funksionojë, nëse kontestohet kushtetutshmëria e tij, prandaj edhe dialogu bëhet i pa përmbajtje, në fund është pajtuar.” – ka thënë ai.
Ndërkohë, deklarata e Bisimit që shkaktoi shumë reagime, ishte si vijon:
“(…) që kërkesa që draft-dokumenti (i Asociacionit) të 2015’ës të shkojë në (Gjykatë) Kushtetuese nuk ka qenë kërkesë e delegacionit kosovar, por ka qenë kërkesë e delegacionit të Serbisë”.