Pas ngjarjes së fundit, ku me armë zjarri u vra Liridona Ademaj derisa po kthehej në shtëpi së bashku me dy fëmijet e saj dhe bashkëshortin, ka reaguar dhe deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi.
Musliu-Shoshi ka thënë se për gjakpirësit burgu vetëm në këtë jetë nuk mjafton.
“Për gjakpirësit burgu vetëm në këtë jetë nuk mjafton! Vajza/ gruaja nuk është pronë e askujt, prandaj nuk e ka askush të drejtën të trajtoj si të tillë”, është shprehur ajo.
Tutje, Musliu – Shoshi është shprehur se duhet punuar shumë që vajzat e gratë të trajtohen me dinjitet, të mos dhunohen e vriten
“Prandaj, nuk do të ndalemi duke punuar fort që vajzat e gratë të trajtohen me dinjitet, të mos dhunohen e vriten! Nuk na falet nese vajzat tona mund nesër të jetë Marigona, Zejnepja, Sadija, Diana, Valbona e Liridona dhe shumë të tjera vetëm sepse janë gra! Drejtësia e dënimi do të triumfoj nga njeriu e nga Zoti!”, ka shkruar Shoshi në Facebook.