Analisti Imer Mushkolaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se deklarata e ministres Donika Gërvalla se Gani Jakupi nuk e ka pagën 7 mijë e 500 euro është problematike.
“Për mua është shumë shqetësuese që znj.ministre përpiqet me qitë më tjetër rrafsh një kontratë që është jotransparente, e cila është bërë me një person për 12 muaj me shumën 90 mijë euro plus shpenzimemt. Është shumë problematike”, ka thënë Mushkolaj.
“Znj.ministre dhe ministria e saj nuk njohen për transparence…Këta nuk i ofrojnë qasje mediave”, ka thënë Mushkolaj.Ai ka thënë se kontrata është publikuar dhe se tashmë dihet se vlera e saj është 90 mijë euro.