Murati i reagon Hotit që tha se ambienti i të bërit biznes në Kosovë është përkeqësuar
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka reaguar deputetit të Lidhjes Demokratiket të Kosovës (LDK), i cili ka deklaruar se ambienti për biznes në vitin 2023 është përkeqësuar në të gjitha aspektet krahasuar me vitin 2017.
Murati kritikoi referencën ku Hoti u bazua se Kosova ka shënuar përkeqësim në ambientin e të bërit biznes. Duke pretenduar të kundërtën.
“E ky studim ka shumë shpërputhje me gjendjen faktike, që len të kuptohet se, ose metodologjia e përdorur për matje është gabim, ose se, edhe një institucion arsimor/hulumtues si Riinvest është bërë instrument i axhendës së politikave ditore të opozitëbërjes. Për hir të institucionit, uroj që të jetë e para, përkundër afërsisë evidente të këtij institucioni me eksponentë të LDK-së”, vazhdon postimi i Muratit.
Më pas Murati për ta kundërshtuar pretendimin e Hotit, ka treguar se pse sipas tij kritika e deputetit opozitar nuk “qëndron”.
Kështu ministri i financave përmendi disa indikatorë si normat tatimore, ngarkesat administrative, etj. /Gazeta Express