Ministri i Financave, Hekuran Murati në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve për efiçiencë të energjisë tha se projekti vjen si vazhdim i mbështetjes që po iu ofrohet komunave në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Sipas Muratit, marrëveshja ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së brendshme të ndërtesave publike në Prishtinë duke i garantuar sipas tij, sisteme të ngrohjes të cilat janë më efiçiente. Pra siç tha ministri mundësojnë kursimin e energjisë dhe përkojnë me standardet ndërkombëtare.
“Përmes sistemeve të reja të ngrohjes me këtë marrëveshje do të zëvendësohen edhe dyert, dritaret si dhe do të bëhet edhe izolimi termik i 47 ndërtesave publike, ku përfshihen kopshtet për fëmijë, shkollat dhe qendrat për kujdesin shëndetësorë primar”, tha Murati.
Derisa theksoi se marrëveshja për grande kap vlerën në total në 6 milionë euro që do të shkojnë për efiçiencë në ndërtesat publike në Komunën e Prishtinës.
“Marrëveshja për grande kap vlerën e 1 milionë euro, ndërsa së bashku me marrëveshjen që kishim nënshkruar më herët pra për kredinë e cila është ratifikuar në Kuvend në vlerë prej 5 milionë euro, e bënë vlerën totale të këtij investimi në 6 milionë euro që do të shkojnë për efiçiencë në ndërtesat publike në Komunën e Prishtinës”, potencoi ministri Murati.
Derisa shtoi se shumë shpejt pritet që një marrëveshje e tillë të bëhet edhe me Komunën e Prizrenit