Një 20-vjeçar është arrestuar në Mitrovicë, mëngjesin e sotëm.
M.A, dyshohet se ka kryer vepren penale, “Vjedhje e rëndë në tentativë”.
“Reagimit i shpejtë i njësive policore, ka rezultuar që në flagrancë të arrestohet i dyshuari i cili me forcë kishte prerë drynin e një (kioske) në rrugën ‘Mbretëresha Teutë” në Mitrovicën e Jugut”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë përcjell Klankosova.tv
Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ndaj të dyshuarit, ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë.