Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, bashkë me zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë inspektuar punimet që po zhvillohen në rrugën “Pestovë-Druar”.
“Sot bashkë me bashkëpunëtorët e mi, zëvendësministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, deputetin e Kuvendit të Kosovës, inspektuam nga afër punimet që po zhvillohen në këtë rrugë, ndërtimi i së cilës po realizohet me bashkëfinancim mes Komunës dhe Ministrisë”, tha kryetari Idrizi.
I pari i Vushtrrisë, tha se duke investuar në këtë rrugë, që lidh fshatrat e Artakollit me magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, qytetarëve po i lehtësohet qarkullimi dhe po i ofrohet infrastrukturë moderne.