Mbrojtja e Kadri Veselit ka kundërshtuar siç kanë thënë pretendimet e prokurorisë për bisedat e përgjuara në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Sipas mbrojtjes së Veselit, bisedat janë shtrembëruar nga ana e prokurorisë dhe sipas tyre bazohen në supozime, thashetheme e deklarata mashtruese.
Mbrojtja e Kadri Veselit ka kundërshtuar sipas tyre pretendimet e prokurorisë rreth bisedave të përgjuara në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, duke thënë se bisedat e Veselit janë paraqitur në mënyrë të shtrembëruar nga ana e prokurorisë, bazohen në supozime, thashetheme dhe deklarata mashtruese.
Po ashtu, mbrojtja e Veselit konstaton se klienti i tyre në asnjë moment nuk ka cenuar identitetin e dëshmitarëve apo dëshmitë e tyre dhe në asnjë mënyrë nuk ka penguar procedurat pranë Dhomave të Specializuara.
Në shkresën e Ben Emmerson, thuhet se në fakt Veseli ka bërë të kundërtën e asaj që pretendon prokuroria.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka paraqitur asnjë provë se Veseli ka bërë përpjekje për të ndërhyrë në drejtësi apo penguar procedurat”,
Avokati i Veselit, Ben Emmerson, thotë se nga volumi i madh i provave që ka dhënë prokuroria, Veseli vetëm sa thekson rëndësinë e parimit themelor që askush nuk duhet t’i qaset asnjë dëshmitari, pasi kjo do ta dëmtonte atë, në vend që ta ndihmonte.
“ZPS-ja ka paraqitur një pamje të shtrembëruar, pa identifikuar qartë se çfarë pretendon, se z. Veseli ka bërë gabim. Në fakt, shqyrtimi i plotë i materialit të shpalosur dëshmon përfundimin e kundërt nga rasti i paraqitur nga SPO kundër z. Veseli”.
Emmerson përgjimin në dhomat e Qendrës së Paraburgimit në Hagë e ka quajtur si mënyrë klandestine nga SPO, duke dëshmuar se si në tri raste nuk qëndrojnë aspak pretendimet e prokurorisë.
“Sa i përket dërgimit të mesazheve nga qendra e paraburgimit, Veseli thjesht thotë që “secili ka grupin e vet të avokatëve dhe ju betohem, nuk ka arsye për të dërguar mesazh nga ky vend… Jo, sepse jam duke folur, por nuk ka asgjë për të … çfarë do të thuash?” Ai paralajmëroi në mënyrë specifike një nga vizitorët e tij: “Mbani distancë! Edhe nëse keni dëgjuar ndonjëherë për dikë që do të vijë të dëshmojë këtu; edhe nëse dikush vjen dhe të thotë ‘Unë jam [dëshmitar]’, mund t’i thuash thjesht ‘thuaj të vërtetën’, ‘vetëm mos gënje’, thjesht mos gënje. Nëse nuk gënjejnë, do të jemi mirë, sepse realiteti i UÇK-së është i tillë. Kjo është. Nuk ka nevojë të bëhet asgjë”, është shprehur mbrojtja.
Më tej mbrojtja e Veselit ka thënë se akuzat kundër secilit të akuzuar duhet të zbërthehen dhe të merren parasysh veçmas para se të konfirmohet ndonjë masë administrative ndaj ndonjërit prej tyre.