Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se sot është nënshkruar kontrata komerciale në mes të KEDS-it dhe ELekstroseverit për çështjen e energjisë elektrike.
Lajcak ka thënë se ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë që është lehtësuar nga BE-ja.
Gjithashtu Lajçak konsideron se është hap i rëndësishëm edhe për rrugën e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi.
Ai ka uruar të gjithë ata që kanë mundësuar nënshkrimin e kësaj marrëveshje.