Policia e Kosovës pak më parë, përmes një njoftimi, ka bërë të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e Liridona Murselit.
Tronditëse është fakti se një nga të arrestuarit është vetë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, si i dyshuar për rastin e vrasjes së gruas së tij.
Siç raporton Paparaci, personi i cili dyshohet për vrasjen e Liridona Murselit është, Granit Plava.
Plava dyshohet se është familjar i Naim Murselit, bashkëshorti i Liridona Murselit, po ashtu i arrestuar si i dyshuar.
Tutje, Paparaci merr vesh se policia e Kosovës ka gjetur armën e vrasjes dhe veturën dhe të gjitha janë siguruar me kamera të sigurisë të vendosura nga policia në lagje në vende të fshehta.
Vrasja dyshohet të jetë kryer me pagesë. Teksa mësohet gjithashtu se komunikimi fundit në telefonët e Naim Murselit dhe Granit Plavës ishte mes të dy të arrestuarve.
Ngjarja që tronditi Kosovën ndodhi të mërkurën në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Sipas versionit zyrtar të informacioneve të para, Naim Murseli e kishte përshkruar rastin si grabitje që eskaloi në përdorim armësh.
Motivet e rastit mbeten ende të panjohura deri në sqarimin e tyre të plotë nga organet e sigurisë.