Kryeministri, Albin Kurti, është shprehur mirënjohës ndaj deputetëve për miratimin e buxhetit për vitin 2024.
Ai mes tjerash shkruan në facebook, se ky buxhet i miratuar, është për 35% më i lartë se ai që gjetën në vitin e parë të qeverisjes, transmeton klankosova.tv.
”Kalon Buxheti për vitin 2024. Edhe këtë vit, për të tretin me radhë, buxheti miratohet në muajin dhjetor ashtu edhe siç duhet. Falënderoj deputetët dhe deputetet e Kuvendit të Republikës për votën, kontributin dhe mbështetjen e tyre. Me këtë buxhet të përgjithshëm prej mbi 3.3 miliardë euro, që është për 35% më i lartë se buxheti që gjetëm në vitin tonë të parë të qeverisjes, po vazhdojmë që ta forcojmë mbrojtjen e Republikës, rrisim sigurinë, nxisim punësimin në tregun e punës, shtojmë kujdesin për familjet, mbështesim reformat që kemi filluar dhe mundësojmë zhvillimin e mëtejmë ekonomik dhe ngrisim mirëqenien e qytetarëve në vend”.