Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Behrami, pas ndarjes nga jeta të familjarit të tyre, Latif Behrami, mësues.
Në telegramin e ngushëllimit, kryetari Idrizi thekson se bashkëndjen dhimbjen me familjen Behrami për humbjen e tyre, derisa vlerësoi lartë kontributin që Latif Behrami ka dhënë për arsimin në Vushtrri.