Në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadiku”, duke diskutuar mbi vendimin e Interpolit për Radojiçiqin, publicisti Halil Matoshi ka thënë se Vuçiqi me BIA-n dhe Vulinin kanë llogarit në dobësinë e Albin Kurtit karshi faktorit nderkombëtar kur e kanë organizuar sulmin në Banjskë.
“Beogradi ka mendu që Kurti i ka aq keq punët me amerikanët dhe perëndimin saqë kush ska as syrin dhe as veshin nuk kanë me livrit por ja që Kosova nuk është projekt i Albinit por projekt amerikan”, tha Matoshi.
Ai tutje tha që Beogradi i ka instrumentalizu dhe i përdorë serbët e Kosovës tash e një shekull.
“Ai nuk është humanist, ai i ka instrumente Vulinin e Radojiçiqin. Instrumetin si ta përdorësh hudhet”, tha Matoshi.
Matoshi tutje tha që Beogradi në momentin e fundit kur përgatiten sanksione për Serbinë atëherë ata vet do ta arrestojnë Radojiçiqin. /Gazeta10/