Opinionisti i çështjeve politike, Rron Gjinovci e ka komentuar deklaratën e Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu, ku tha se “Kosova është projekt i përkohshëm”.
Gjinovci ia ka bërë një ofertë Ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu, shkruan Sinjali.
Deklaratën e Aliut, Gjinovci e ka quajtur skandal, madje i ka propozuar ministrit që bashkë me familjen e tij të shkojë të jetojë në Shqipëri.
E konfirmoj që për mua Kosova, në rrethanën në të cilën është, me Kushtetutë e këto gjëra, është projekt i përkohshëm. Është proces kalimtar drejt bashkimit me Shqipëri. Sqarimet më tej i bëjmë bashkë kur të kthehem në Kosovë”, ka thënë Liburn Aliu. Liburn nëse s’të pëlqen Kosova, merre familjen e shko jeto në Shqipni”, ka shkruar Gjinovci.
Sipas tij krejt kjo është skandal dhe e papranueshme, pasi thotë se Kosova është republikë dhe arritja më e madhe si kolektiv.
“Ky është skandal. Kjo është e papranushme. Me e thanë ni ekstremist musliman që Kosova është projekt i përkohshëm deri në realizimin e sheriatit, e kallni internetin. Me thanë dikush Kosova është projekt i përkoshëm deri në rikthimin nën Serbi, krejt tranohni. Kosova është republikë! Është e përjetshme dhe arritja jonë ma e madhe si kolektiv!”/GazetaSinjali/