Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, përmes një postimi ka thënë se Gjykata Speciale është duke vazhduar aksionet e bastisjeve.
Klinaku ka thënë se është informuar është duke u bastisur shtëpia e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha.
“Sapo u informova se specialja ka filluar sërish bastisje në shtëpinë e bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha”, ka thënë Klinaku.