Policia e Kosovës me një komunikatë për media ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare, janë kapur plot 24 thika.
Ato gjendeshin në një nga autobusët me targa vendore, ndërsa gjatë kontrollës u hasë në to, shkruan lajmi.net.
Këto armë të ftohta janë sekuestruar ndërsa i dyshuari është liruar por krahas kësaj iu është hapur rasti “armëmbajtje pa leje”.
Njoftimi i plotë nga policia:
Sekuestrohen njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika) në Merdarë, policia po merret me hetimin e rastit
Policia Kufitare e Kosovës, stacioni policor kufitar në Merdar, gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore për menaxhim dhe kontroll të kufirit, më datë 03.12.2023 rreth orës 09:30 në hyrje, gjatë kontrollimit të autobusit Mercedes me targa vendore ka hasur në njëzet e katër (24) armë të ftohta (thika).
Në konsultim dhe autorizim të Prokurorit kompetent është iniciuar rasti ”armëmbajtje pa leje”, thikat janë sekuestruar dhe me vendim të Prokurorit i dyshuari lirohet në procedure të rregulltë.
Hetime tjera lidhur me rastin janë në proces./Lajmi.net