Lideri i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ftuar në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun, duke diskutuar mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe veprimet e Kurtit në këtë proces, ka thënë se “Jo negociata, Vetëvendosje” sqaron se sa ‘rrenc’ e mashtrues është Kurti.
“Kurti e ka ngritur konceptin, doktrinën dhe ekzistencën e tij duke thënë ‘Jo negociata, Vetëvendosje’ dhe vjen dita që ai krenohet me marrëveshjen me Serbinë”, ka thënë Haradinaj, raporton Gazeta10.
Sipas tij Kurti ka marrë marrëveshjen më të keqe dhe pikërisht për shkak të tij. Të gjitha rrethanat kanë qenë në favor tonin si psh. dobësimi i Rusisë.
“Duma Ruse ka me i dhanë Kurtit medaljen e arit. Mënyra se si i ka menaxhu këto zhvillime janë në favor të Rusisë”, ka thënë Haradinaj.
Haradina tutje tha që shpreson që njerëzit që e kanë votuar verbërisht ta vlerësojnë më mirë këtë njëri. /Gazeta10/