E kontaktuar nga Klankosova.tv, organizata ndërkombëtare policore Interpol tha se ata nuk lëshojnë urdhërarreste, por vetëm “njoftime të kuqe”.
“Interpol lëshon alarm ndërkombëtar, të njohura si ‘Red Notice’ (Njoftimi i Kuq), duke i shpallur personat në kërkim”, thuhet në përgjigjen për Klankosova.tv.
Derisa rreth rastit të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, thanë se nuk i komentojnë rastet individuale.
Në ueb-faqen e Interpolit, thuhet se një “Njoftim i Kuq” është një kërkesë për zbatimin e ligjit në mbarë botën për të gjetur dhe arrestuar përkohësisht një person në pritje të ekstradimit, dorëzimit ose veprimeve të ngjashme ligjore.
“Një njoftim i kuq nuk është një urdhër arresti ndërkombëtar”, thotë Interpoli.
Më tej sqaron se individët kërkohen nga vendi anëtar kërkues, ose gjykata ndërkombëtare. Vendet anëtare thuhet se zbatojnë ligjet e tyre për të vendosur nëse do të arrestojnë një person.