Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, dhe nënkryetari Shpëtim Zhegrova, kanë vizituar sot familjen e heroit dhe polici të rënë në detyrë, Afrim Bunjaku.
Siç njofton Idrizi, vitin e ardhshëm do të propozohet që Afrim Bunjaku t’i ndahet çmimi “Nderi i Qytetit”.
Njoftimi i plotë:
Në ditën e fundit të këtij viti, bashkë me nënkryetarin e Komunës Shpëtim Zhegrova, vizituam familjen e heroit Afrim Bunjaku, për të shprehur respektin e mirënjohjen e thellë për familjarin e tyre.
Atyre ju dhamë lajmin se në vitin 2024 do t’i propozojmë Kuvendit të Komunës, që heroin Bunjaku ta shpallim “Nderi i qytetit”.
Afrim Bunjaku ra heroikisht në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës.
Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Afrim Bunjaku!