Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në konferencën e përbashkët me Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur për kërkesat e sindikatës dhe disa njësive policore.
Ai ka thënë se angazhohet që të gjendet një zgjidhje, njofton KlanKosova.tv.
“Unë punoj për policinë dhe me policinë. Për kërkesat do të mundohemi që bashkë me ministrin të ecet përpara në vitin e ardhshëm”, është shprehur Hoxha.
Sa për takimin me kryetarin e Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri, Sveçla ka konfirmuar se do të flitet për 14 kërkesat e tyre.
“Do të shohim se çfarë është e mundur dhe bëhet dhe çfarë nuk është e mundur”.