Zyra e Prokurorit të Specializuar ka zhvilluar një operacion në fshatin Banjë të Malishevës, ku janë bastisur pronat e ish-deputetit Haxhi Shala, i njohur si komandant “TOPI”.
Shala po ashtu po intervistohet në zyrën e EULEX-it, në Prishtinë.
Kështu tha për Klankosova.tv Metush Kryeziu, kryetari i OVL-UÇK-së, dega në Malishevë.
Kryeziu tha se Shala po intervistohet nga EULEX-i.
“Ende qëndron në arrest. Se si do të rrjedhin gjërat nuk e dimë:, tha ai për Klankosova.tv
Zhvillimin e operacionit është konfirmuar nga ana e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë, përmes një përgjigje për Klankosova.tv
Por, Cristopher Bennett, këshilltar special në këtë zyre nuk dha asnjë detaj rreth rastit të komandant “Topit”/ Klankosova.tv