Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj tregoi arsyen e bojkotit të fjalimit vjetor të presidentës, Vjosa Osmani në Kuvend.
“Kemi prit nga presidentja që të mbanë qëndrim unifikues edhe qëndrim në interes vendit dhe jo të Kurtit dhe Qeverisë. Për fat të keq nuk kemi parë fare rolin e institucionit të presidentit, më shumë e shohim si shërbim të Kurtit”, tha Haradinaj.
I pari i AAK-së tha se kjo simbolika e bojkotit të presidentes është ngjashëm si “bojkoti që i bën ajo për buxhetin ku janë diskriminuar shumë rajone”.
“Unë e kam quajtur si në kohën e Rankoviçit, presidentja nuk e ka një qëndrim nuk i thotë Qeverisë mos bo diskriminim se Kosova është mirë. Edhe këtu ka rol presidentja”, tha ai duke e arsyetuar mungesën e AAK-së në seancë./RTV21