Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj i ka dalë në mbështetje policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre drejtuar qeverisë së Kosovës.
Haradinaj ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të thërras një seancë të jashtëzakonshme në lidhje me këtë temë, përcjell Klankosova.tv.
“Policia e Kosovës me kërkesa legjitime dhe shumë të arsyeshme. Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.
Më tutje ai e akuzoi qeverinë si “qeveri injorantësh”.
“Përndryshe turp për këtë qeveri injorantësh!”, është shprehur ai.