Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Kosova është një projekt i përkohshëm, duke iu referuar aspiratës për bashkim me Shqipërinë.
E sot lajmi.net ka qëndruar në Kuvendin e Kosoës për të marrë qëndrimet e deputetëve lidhur me këtë deklaratë.
E kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Liburn Aliu ia ka arritë qëllimin që me largu vëmendjen nga temat tjera.
‘’ Liburn Aliu ia ka arritë qëllimin që me largu vëmendjen nga temat tjera.Kosova dhe Shqipëria janë të përjetshme, shqiptarët janë të përhershëm’’, ka thënë Haradinaj.
Më tutje Haradinaj ka thënë se momentalisht Kosova po përballet me shumë vështirësi./Lajmi.net/