Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot në kuvend është nxjerrë për miratim buxheti më skandaloz që e ka pasur Kosova ndonjëherë.
Haradinaj i bëri thirrje kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që ta tërheq projektbuxhetin aktual përpara se sipas tij, të përballet me padëgjueshmëri qytetare.
“Diskriminimi që u ka bërë Albin Kurti komunave që nuk janë nën qeverisjen e partisë së tij, nuk ka ndodhur as në kohën e Rankoviqit. Me këtë buxhet Albin Kurti i ka shpallë luftë të hapur qytetarëve të këtij vendi, duke ja u pakësu edhe bukën”.
“Nëse nuk e tërheqë këtë buxhet, u sugjeroj qytetarëve të komunave të dëmtuara, të të shpallin ‘nongrata’”, tha Haradinaj, transmeton Klankosova.tv.
Aktualisht, në kuvend po diskutohen amendamentet e propozuara për buxhetin e vitit 2024, por mazhoranca nuk e ka përkrahur asnjë amendament të propozuar nga opozita.