Grenell në rrjetin social “X” i është përgjigjur njoftimit të ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rhode, për vizitën e sekretarit shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes në Kosovë, dhe ka thënë se Kurtin e kanë dënuar të gjitha vendet e botës përveç Gjermanisë.
“Fatkeqësisht, qeveria gjermane nuk pranoi zgjidhjet për të cilat u pajtuan Thaçi dhe Vuçiq. Gjermanët janë në anën e gabuar të historisë, duke mbështetur fashistin Kurtin. Të gjitha vendet në mbarë botën e dënuan Kurtin për nxitje të dhunës – përveç Gjermanisë. “Republikanët dhe Demokratët rrallë pajtohen, por pajtohen se Kurti është problem”, ka shkruar Grenell.