-Aktiviteti i organizuar me rastin e Ditës Botërore të Diabetit nga Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri, mbështetur nga Komuna e Vushtrrisë dhe Oda e Mjekëve të Kosovës është prezantuar edhe nga organizata ndërkombëtare “Global Diabetes Walk” si aktivitet i vlerësuar, raporton “Vushtrria Press”.
Krahas kësaj, kjo organizatë ka ndarë mirënjohje për Spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri dhe e ka konfirmuar se dr. Edita Blakaj-Shala, endokrinologe në Spital është ambasadore nderi e Fondacionit “Global Diabetes Walk”.
Siç raporton “Vushtrria Press”, aktiviteti është vlerësuar nga kjo organizatë dhe si i tillë është publikuar në përmbledhjen e aktiviteteve globale që janë mbajtur nëpër shtete të ndryshme.
“Ndërgjegjësimi dhe mbështetja për pacientët me diabet shtrihet përtej mjekësisë, duke sjellë shërbimet e komunitetit dhe të kujdesit shëndetësor në zemër të një angazhimi kolektiv për përmirësimin e shëndetit” ishte përmbledhja e mesazhit që ka dhënë për këtë publikim organizatorja e projektit dr. Edita Blakaj – Shala.
———