Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Mitrovicë të Veriut.
Është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili dyshohet se kishte pasur probleme kronike/shëndetësore është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, njofton raporti 24 orësh i policisë përcjellë Klankosova.tv
Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, derisa rasti është duke u hetuar.