Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, e ka quajtur buxhet të regresit dhe jo të zhvillimit, miratimin e buxhetit për vitin 2024.
Deputeti Gashi tha se në këtë buxhet nuk u dha mundësia të përfshihet pjesa për protezat e invalidëve të luftës, riparimi i tyre.
“Kjo qeveri është e papërgjegjshme, nuk ka propozuar një buxhet zhvillimor, nuk pranoi asnjë propozim që buxheti të përmirësohet. Kjo qeveri ka për qëllim dënimin e komunave ku ata nuk qeverisin”, thotë Gashi.“Buxhet i regresit dhe assesi i zhvillimit”, shprehet ai.