Gara me veturë që u mbajt të shtunën në mbrëmje, në kilometrin e 15-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, përfundoi tragjikisht. Pasioni që kishin për garat e tilla, ua mori jetën tre të rinjve, Lordon Sylës, Molos Delijës dhe Nue Bibajt.
Ata u goditën nga njëra prej veturave që po garonte me një veturë tjetër, me shpejtësi të ‘çmendur’. Shoferët e dy automjeteve tashmë ndodhen në ndalim policor dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet.
Arlind Syla, shoferi i veturës që i goditi tre viktimat dhe Irfan Hoti, që po garonte me të, u arrestuan të dielën, si të dyshuar lidhur me këtë rast.
Syla dhe Hoti janë emra të njohur për Policinë, për shkak të numrit të gjobave që kanë shqiptuar ndaj tyre për kundërvajtje në trafik.
Siç mëson Sinjali, vetëm këtë vit, rreth 10 dënime janë shqiptuar nga Policia e Trafikut Rajonal në Gjakovë ndaj Arlind Sylës, ndërsa Irfan Hoti është gjobitur rreth 15 herë për shkelje të rregullave në trafik.
Të njëjtat burime kanë bërë me dije se Irfan Hotit para disa muajsh i ishte konfiskuar patentë shoferi për tre muaj.
Dy të dyshuarit, por edhe viktimat, shumë shpesh kanë marrë pjesë në gara të tilla, të cilat jo rrallëherë, Policia e Trafikut Rajonal i ka parandaluar të zhvillohen në Gjakovë.
Por, mbrëmjen e 16 dhjetorit, ata u nisën si grup në vendtakimin për garën mes Sylës dhe Hotit, që përfundoi me fatalitet.
Pas këtij rasti tragjik, është ngritur alarmi për sigurinë në komunikacion, si dhe për dënimet që aplikohen për shkelësit e rregullave