Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Samitin e lidërve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Përpara këtij takimi ajo ka deklaruar se nga informacionet që ata posedojnë, Serbia po përgatitet për sulme të tjera në Kosovë.
Një gjë të tillë e përsëri edhe sot në Kuvend, në adresimin vjetor ku tha se ‘rreziku ende nuk ka kaluar.’
“Nëse vazhdohet pa asnjë masë, Serbia do ta marrë si një lloj nxitje. Të gjitha informacionet që i kemi, është që Serbia po planifikon sulme të reja, dhe do t’i informoj liderët për informatat që institucionet e sigurisë dhe partnerët i kanë mbledhur” ka deklaruar Osmani raporton Gazeta Blic.
Në lidhje me deklaratat e Presidentes Osmani, ka folur për “Gazeta Blic” eksperti i sigurisë, Drizan Shala.
Shala tha se Kosova ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.
Ai tha se institucionet e sigurisë në vend e kanë të mbuluar çdo lëvizje të mundshme që mund të paraqitet nga strukturat shtetërore të Serbisë karshi Kosovës.
Shala potencoi se NATO do të duhej të ngrit nivelin e saj në fazën preventive.
“Kosova ka ndërmarr gjitha veprimet adekuate nga data 24 shtator ku grupi i armatosur serb më mbështetje faktike shtetërore kanë ndërmarr veprime në cenim të integritetit territorial të Kosovës nga formacionet e akterëve shtetëror por edhe jo shtetëror të Beogradit zyrtar”
“Institucionet e sigurisë në vend e kanë të mbuluar çdo levizje të mundëshem të çfarëdo veprimi që mund të paraqiten nga strukturat shtetërore të Serbisë në drejtim të Kosovës. Këto informacione tani kanë marrë përmasa publike nga ana e udheheqësve të shtetit për një organizim të tillë dhe kjo do të ndikoj që NATO do të duhej të ngrit nivelin e saj në fazen preventive për të parandalu çdo mundësi të ketyre akterëve shtetror apo jo shtetëror të Serbisë në drejtim të Kosovës apo vendeve tjere të Ballkanit përendimor” tha Shala për “Gazeta Blic”
A tutje shtoi se Serbia do të tentojë të krijojë një siuatë të ngjashme si Rusia me Ukrainën sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë aspirata euro-atlantike.
“Siguria rajonale dhe zhvillimet që janë duke ndodhur nga ana e Serbisë në drejtim të vendeve që kanë aspiratat euro-atlantike mund të thuhet si Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi por edhe BiH do të jenë target nga ana e Serbisë për të nxitur një situatë të ngjashme sikur që ka krijuar Rusia në drejtim të Ukraines në lidhje me një të ashtu quajtur “operacion special” për deznasifikim në rastin që po potencojmë ndërsa në pjesën e Ballkanit do të jetë situatë e ashtu quajtur e narrativës serbe për të mbrojtur popullaten serbe në këto shtete nga presioni që behet nga keto qeveri” deklaroi eksperti i sigurisë Shala në një prononcim dhënë për “Gazeta Blic”.
Pas adresimit të presidentes Osmani në Kuvend e cila tha se “rreziku ende s’ka kaluar” ka ardhur reagimi i KFOR.
KFOR ka thënë se është duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë, në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, KFOR ka thënë se është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“Jemi në koordinim të ngushtë me të gjithë homologët dhe jemi duke e vlerësuar në vazhdimësi situatën e sigurisë në Kosovë. #KFOR-i është i gatshëm dhe plotësisht i përkushtuar për të ruajtur një mjedis të sigurtë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë – në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – dhe lirinë e lëvizjes”, thuhet në postimin e KFOR raporton Gazeta Blic.
/Gazeta Blic/