Analisti politik dhe profesori Nexhmedin Spahiu, thotë se Qeveria Kurti është duke punuar “ligsht”.
Në DTV, Spahiu ka deklaruar se qeveritë e mëparshme, kanë vjedhur e skropitur, por autsotrodën Prishtinë-Mitrovicë e kanë çuar 1 km në vit.
“Për 18 vjet menxi e prunën në gjysmë të rrugës. 1 km e kanë çu për 10 i kanë shti paret në xhep”, shprehet ai.
Por Spahiu thekson se prej që ka ardhur në pushtet Qeveria Kurti, punët në këtë rrugë nuk kanë lëviz as edhe një milimetër.
“Liburni që ka thënë shteti i Kosovës është i përkohshëm. Atëherë pse me investu në diçka që është i përkohshëm. Për këtë janë stopu sendet dhe nuk ka përparim”, thotë ai.
Spahiu përmend dy emra të ministrave që sipas tij janë munduar të bëjnë diçka.
Ministrat, sipas tij, që kanë treguar pak sukses janë Faton Peci dhe Xhelal Sveçla.
Ndërsa i pyetur se cilët ministra i mishte shkarkuar, Spahiu ka befasuar me përgjigje.
“Të gjithë ministrat i kisha çu n’shpi” ka deklaruar ai.