Në restaurantin “Çamëria ” në qytetin e Vushtrrisë është mbajtur sonte takim letrar me shkrimtarët e mirënjohur Ibrahim Kadriu dhe Xhevat Syla, shkruan “Vushtrria Press”.
“Në një mbrëmje të veçantë në mes të miqëve nga Vushtrria u prit me respekt z.Ibrahim Kadriu dhe Xhevat Syla”, tha Safet Gërxhaliu.
Gërxhaliu tha se, “në këtë kohë pa kohë të gjendet hapësirë për analiza letrare dhe të bisedohet për romanet e Ibrahim Kadriut është nder për Vushtrrinë dhe dashamirët e librit”.
Romanet “Misioni rus”, ” Vdekja e Aniles”, ” Ata dy të burgjeve “, ” Varri i bartur në Damask “, ” Pjella e dreqit “, ” Në vajhallë ” dhe shumë romane të tjera të autorit ishin temë debati dhe kritike letrare.