Analisti politik, Ilir Deda, ka dhënë vlerësimet e tij në lidhje me udhëheqjen e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Ai tha se Abdixhiku është duke e kthyer besimin në këtë parti.
Lumir Abdixhiku është duke e kthyer besimin në LDK. Ose po mundohet që ta kthejë plotësisht besimin në LDK duke e projektuar veten si kryeministrin e ardhshëm të Kosovës në këtë programin ambicioz i cili shkon me këtë filozofinë ‘çka bëhet me 12 miliardë euro për 4 vjet’, nëse na mbetet ky buxhet tash, sa mund të zhvillohet Kosova. Edhe ai e ka këtë sfidë të rikthimit të plotë të besimit, por janë njerëz me të cilët njeri mund të ulet e të bisedojë, dhe të cilët janë të hapur për bisedë. Nuk e di pse nuk kanë takime më të shpeshta, pse s’i thërret kryeministri më shpesh që të diskutojnë për gjërat që janë të nevojshme që t’i diskutojnë”, tha ish-deputeti Ilir Deda në Klan Kosova.