Daut Haradinaj ka reaguar pas protestës së sotme të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës para Qeverisë së Kosovës.
Haradinaj i ka kërkuar Kurtit veprim, duke thënë se kërkesat e Policisë janë legjitime dhe të arsyeshme
Sipas zyrtarit të lartë të AAK-së, Kuvendi duhet të thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për të marrë vendim për këtë problematikë përndryshe trupi do të jetë për “këtë qeveri injorantësh”.
Reagimi i plotë:
Vepro kryeministër!
Policia e Kosovës me kërkesa legjitime dhe shumë të arsyeshme. Kuvendi i Kosovës ta thërrasë një seancë të jashtëzakonshme për këtë temë dhe të marrë një vendim të shpejtë!
Përndryshe turp për këtë qeveri injorantësh!